Bebe Rexha mbërrin në Tiranë, ja si pritet (Foto)

Pas Dua Lipës, një tjetër këngëtare shqiptare me famë botërore do të vijë në Tiranë.

Bebe Rexha do të performojë live në Tiranë në 9 Shtator. Lajmi i mirë për të gjithë fansat e saj është se Bebja ka mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Njoftimin e ka bërë vetë këngëtarja nëpërmjet postimeve të vazhdueshme në Snapchat. Bebe është pritur me lule dhe brohorima nga fansat e saj.