Bale dëshiron gjithçka, por ky është titulli i preferuar
Gareth Bale dëshiron të fitojë titullin e La Ligas
Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka thënë se ai me skuadrën e tij këtë edicion dëshiron t’i fitojë të gjithë titujt.
Por, sipas uellsianit prioritet është La Liga, pasi nuk e ka fituar ende.
”Është e rëndësishme të fitojmë La Ligan sepse nuk e kam fituar akoma, por ne do të tentojmë të bëjmë më të mirën tonë për të fituar gjithçka,” tha Bale gjatë një takimi me media.