4 serbë e asnjë shqiptar do e bëjnë statutin e Asociacionit – Qeveria në mbikëqyrje
Katër serbë janë emëruar në krye të Grupit Menaxhues, që do të përpilojë Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
E gjitha puna e Vinka Radosavlejvic, Dejan Radojkovic, Svetislav Durlevic,e Igor Kalamar,do bëhet nën mbikëqyrje të Qeverisë.
Këtë e thotë zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Bajram Gecaj, i cili do të jetë koordinator mes gjitha institucioneve dhe grupit menaxhues në fjalë.
Duke folur për periudhën kohore se kur mund të dilet me draft stautin e AKS-së i cili është dashur të prezantohej qysh në dhjetor të 2015-së , Gecaj, thotë se ky do jetë proces i vështirë, njofton Klan Kosova.
Ndryshe, statuti do të jetë themeli i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në territorin e Kosovës, që janë 10 sosh. Ky projekt nga opozita, konsiderohet si “bosnjëzim” i vendit.
Themelimin e Asociacionit e parasheh, ujdia mes kryeministrave të atëhershëm të Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, e vitit 2013 si dhe nënshkrimi tjetër mes shefave aktual të Qeverive të të dyja vendeve Isa Mustafa dhe Aleksandar Vucic, i bërë me 2015.