De Biasi ‘tregon’ formacionin për ndeshjen me Maqedoninë

Gianni de Biasi ka thënë se ndaj Maqedonisë mund të zbres në fushë me formacionin sikur që luajti gjatë Euro 2016

“Besoj se nuk do të ndryshojë shumë sa i përket formacionit, mendoj se skuadra do të jetë e njëjtë si në Evropian. E kemi studiuar kundërshtarin dhe do të aplikojmë ato që kemi bërë në stërvitje", tha De Biasi.

"Është e vërtetë që është larguar Cana, por kemi grumbulluar sërish Gjimshitin dhe kanë ardhur Hykaj dhe Manaj”, ka shtuar trajneri italian. /Express/