Shqipëri-Marok mbyllet me rezultat të papritur
Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar në miqësoren e fundit para kualifikimeve për “Rusi 2018”.
Shqipëria barazoi kundër Marokut me rezultat 0:0.
Paraqitja e kuqzinjve ishte e zbehtë, por ka shpresë që ndaj Maqedonisë ekipi i Gianni De Biasit do të paraqitet ndryshe.
Kjo ishte ndeshja e parë e zhvilluar në “Loro Boriçi” pas rinovimit.