Ekskluzive: Serbët nuk marrin pjesë, seanca shtyhet

Sipas burimeve të “Zeri.info”, deputetët serbë të Kosovës janë ftuar në Beograd nga kryeministri Aleksandër Vuçiq dhe janë urdhëruar që të enjten mos të marrin pjesë në votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Në Serbi u është thënë deputetëve serbë se me votimin e marrëveshjes së demarkacionit, Kosova forcon sovranitetin shtetëror, konsolidon kufijtë e saj dhe hapet perspektiva euro atlantike”, ka thënë ky burim.

Pas këtyre zhvillimeve, pritet që të enjten në mëngjes krerët e koalicionit PDK-LDK të vendosin si të procedojnë më tutje me marrëveshjen e Demarkacionit.

Megjithatë siç mëson “Zeri.info”, mundësia që seanca të shtyhet për një ditë tjetër është shumë e madhe.