Reagon policia: Nuk është e vërtetë ajo që tha ‘Vetëvendosje’

Policia e Kosovës gjate ditës së djeshme ka arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë është zëdhënësin e kësaj partie, Frashër Krasniqi.

E lidhje me këtë, sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se kanë informacione se aktivistët e arrestuar janë rrahur në stacionet policore.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Ai në një prononcim të dhënë për gazetën “Zëri”, ka thënë se kjo deklaratë është tërësisht e pavërtetë.

"Nuk është fare e vërtetë", tha shkurt Daut Hoxha.

Po ashtu, KMDLNj ka vizituar të arrestuarit. KMDLNj ka treguar se  të ndaluarit pohuan se policia nuk ka përdorë dhunë, as verbale dhe as fizike, përjashtuar një rast kur nga zvarritja i është shkaktuar një lëndim i vogël. /ZERI/