Bayerni shkatërron Werderin
Bayern Munich ka shkatërruar Werder Bremen, në javën e parë të Bundesligës.
Bavarezët kanë treguar edhe një herë se janë favoritë për të fituar titullin në kampionatin gjerman.
Në ndeshjen e javës së parë të zhvilluar në ‘Alianz Arena’, Bayerni ka mundur hiq më pak se 6:0 Werder Bremen.
Alonso e hapi sfidën me një super gol, për të vazhduar Lewandowski me ty, Lahm dhe Ribery me nga një, dhe në fund sërish sulmuesi polak, që kompletoi patrikun, shkruan Lajmi.net.