Dushi i pari edhe në Zym, Lajçi sërish atraktiv
Vëmendja e dashamirëve të automobilizmit është përqendruar në paraqitjet e Përparim Dushit dhe Shkëlzen Lajçit, i pari me Formula, ndërsa i dyti Mitsubishi Evo 9.
Në plasamin e përgjithshëm Dushi edhe në Zym doli i pari, derisa Lajçi vazhdon të jetë konkurrent shumë i fortë, megjithëse nuk garojnë me makina të së njëjtës kategori.
Deri te fitorja e radhës Dushi erdhi duke pasur kohën prej 3:07.511 minuta, ndërkohë që Lajçi ishte për 03.195 sekonda më i ngadalshëm.
“Nga ana sportive është mirë që konkurrenca të jetë sa më e fortë. Të gjithë garuesit po investojnë aq sa kanë mundësi, Për të gjithë ne, kjo është një sakrificë, prandaj sigurisht që jam i kënaqur me suksesin e arritur”, ka thënë Dushi, i cili vazhdimisht e falënderon sponsorin e tij 3P SHPK DHL.
Më 1 e 2 shtator, disa nga garuesit tanë do të jenë në Ilirska Bistricë të Sllovenisë, ndërsa Dushi atje do të paraqitet me makinën tjetër të tij, Seat,
“Besojmë që edhe atje do të kemi rezultate të mira”, ka shtuar Zhuqa.
Edhe më optimist për sukses në Slloveni është shprehur Shkëlzen Lajçi.
“Unë që nga fillimi kam thënë se kam investuar për të arritur sukses në gara ndërkombëtare dhe besoj që kështu do të ndodhë. Vetura është në gjendje të shkëlqyeshme, ndërsa edhe unë jam në formë shumë të mirë, prandaj jam optimist se do të jem në podiumin e fituesve”, ka theksuar Lajçi.
Në garën e Zymit nuk ka pasur shumë befasi, pasi në shumicën e klasave kanë fituar garuesit që edhe ishte pritur të fitonin.
Rezultatet:
Klasa e parë:
1. Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) 4:05.801
2. Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) +08.444
3. Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) +08.694
Klasa e dytë:
1. Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 8:00.183
2. Osman Tovërlani (Suzuki – RC Prishtina) +18.902
3. Reshat Shabani (Peugeot – Ferizaj) +19.822
Klasa e tretë:
1. Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) 3:39/427
2. Valon Rexhepi (Lupo – Prishtina RT) +15.340
3. Liridon Demaj (Suzuki – Prizreni D&G) +29.639
Klasa e katërt:
1. Premtor Taraku (Honda – Prishtina RT) 3:52.223
2. Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) +02.678
3. Shkumbin Lajçi (Honda – Prishtina RT) +04.107
Klasa e pestë:
1. Faton Rama (Renault Clio – Prishtina RT) 3:49.888
2. Gazmend Gashi (Opel Astra – Prishtina RT) +03.566
3. Milot Shaqiri (Peugeot 106 – HCR Gjakova) +09.891
Klasa e gjashtë:
1. Arbnor Musliu (Opel Astra – RC Prishtrina) 3:43.886
2. Leonit Thaçi (Seat – HCR Gjakova) +07.248
3. Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) +11.762
Klasa e shtatë:
1. Shkëlzen Lajçi (Mitsubishi Evo 9 – Prishtina RT) 3:10.706
2. Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) +37.384
Klasa e tetë:
1. Besfort Hana (Opel Astra – HCR Gjakova) 3:49.902
2. Besfort Pruthi (Opel Omega – Gjakova 137) +21.098
3. Agron Shulina (Audi 90 – Rahoveci) +29.201
Klasa e nëntë:
1. Bardhyl Canolli (BMW M3 – Prishtina RT) 3:24.627
2. Emin Dobra (Opel Astra – HCR Gjakova) +13.910
3.Vilson Ndrecaj (BMW 5 – Gjakova 137) +16.071
Klasa e dhjetë:
1. Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 3:07.511
Kategoria promo:
1. Besim Sada (Audi – Rahoveci) 3:38.443
2. Orhan Ahmet (Yugo – Maqedoni) +8.218
3. Jugoslav Miloshevski (Opel Corsa – Maqedoni) +11.509
Plasmani i përgjitshëm:
1. Përpariom Dushi (Formula – Prishtina RT) 3:07.511
2. Shkëlzen Lajçi (Mitsubishi Evo 9 – Prishtina RT) 3:10.706
3. Bardhyl Canolli (BMW M3 – Prishtina RT) 3:24.627
Renditja ekipore:
1. Prishtina RT 60 pëikë
2. Prizreni D&G 55
3. HCR Gjakova 50