Tronditet Turqia, 8 persona vdesin në sulmin vetëvrasës në dasmë (Foto+Video)

Një shpërthim vetëvrasës ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Turqi, teksa një kamikaz hodhi veten në erë në një dasmë.

Ngjarja ndodhi në Gaziantep, qytet në kufi me Sirinë, teksa raportohet se 8 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Guvernatori i qytetit Gaziantep tha se ngjarja është një sulm terrorist. 

Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër sulmin vetëvrasës. /lajmi.net/