Orlando Bloom dëshiron të krijojë familje me Katy Perry-n (FOTO)

Ai është kthyer nga pushimet romantike në Sardinia ku ishte i shoqëruar nga e dashura e tij Katy Perry.

Orlando Bloom ka arritur i vetmuar ditën e premte në Tokio, Japoni, mirëpo me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij.

E si të mos jete duke buzëqeshur, ngaqë, sipas disa raportimeve, aktori e ka në plan që të martohet me Katy Perry-n, 31 vjeçare, dhe dëshiron të ketë fëmijë me të.

“Orlando nuk ka qenë kaq i sigurt për ndonjë femër qysh prej Mirandas”, ka thënë një burim, ndërsa Perry nuk do që të nxitojë të bëjë përsëri një gabim.

39-vjeçari Bloom ka një djalë 5-vjeçar me modelen Miranda Kerr, ndërsa Perry 31-vjeçe ka qenë e martuar me aktorin Russell Brand./lajmi.net