Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj

Një person është gjendur pa shenja jete në Ferizaj, ka konfirmuar për Klan Kosovës zëdhënesi i policisë Agim Gashi.

Ai ka thënë se rreth orës 18:00 policia ka marrë informatën dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurororin. Por nuk ka dhënë detaje nëse rasti është klasifikuar si vrasje apo vetëvrasje.