Objektiv i Serbisë në Olimpiadë? T’ua ndalojë sportistëve të saj të bien në dashuri me xhudisten kosovare

Gazetari serb, Boris Jovanovic, është tallur me sportistët serbë, të cilët nuk po tregohen të suksesshëm në Olimpiadën e Rios, përcjellë Zëri.

Ai e ka bërë një postim në rrjetin social, Twitter, duke e përzier politikën me sportin, raporton Zëri.

“Cilët janë objektivat e Serbisë në Olimpiadë? Gjëja më e rëndësishme është që t’jua ndalojmë sportistëve (kanionistëve) serbë të bien në dashuri me sportisten kosovare të xhudos”, ka shkruar gazetari serb, duke menduar në Majlinda Kelmendin, e cila e fitoi medaljen e artë olimpike. /Zëri/