Zviceranët tallen me Shaqirin, ja si e quajnë vallëzimin e tij në dasmën shqiptare (VIDEO)
Xherdan Shaqiri ka qenë i ftuari special i dasmës së frizerit të tij Fitni Abdulovski në Dibër.
Pamjet e vallëzimit dhe këndimit të Shaqirit u shpërndanë gjithandej në internet dhe tashmë vijnë reagimet e para nga Zvicra.
Faqja e njohur, “20min.ch”, ka shkruar me ironi për vallëzimin e Shaqirit, duke e quajtur atë indirekt si lojtar jo-profesionist, përcjellë “Lajmi.net”.
“Kështu nuk e keni parë kurrë një futbollist profesionist”, shkroi ndër tjera “20min.ch”, me tekstin dhe videon që është shpërndarë edhe në disa mediume tjera helvete.