Capital-T reperi që solli performancën qe jemi mësuar ta shohim vetëm nga yjet botërore (Video)

Ne jemi mësuar që përmes televizioneve dhe videove të ndryshme të shohim spektakël të dhuruar nga këngëtarët botërorë.

Paraqitja skenike sa më e mirë, organizimi i statistëve, valltarëve dhe realizimi i gjithë këngës në mënyrën më të mirë të mundshme nuk ishin gjithmonë të pranishme tek ne.

Por është pikërisht reperi Capital-T i cili arriti një gjë të tillë. Mbrëmjen e paralajmëruar që do të realizohej në Gjakovë, ai e shndërroj në një ëndërr për dike tjetër.

Pa drita, errësirë e bukur me njerëz që mezi pritnin performancën e tij, zbarkuan statistët e shumtë  por askund nuk shihej reperi.

Ishte pikërisht Capo, ai i cili erdhi më pas si surprizë në njërën pjesë tjetër të skenës duke shfaqur gjithë aftësinë e tij për të performuar në mënyrën më mbretërore të mundshme.

Si gjithmonë duke mos lënë anash faktin e aftësisë për të performuar ‘live’, reperi edhe këtë herë zgjedhi që t’i jap edhe më shumë jetë këngëë ‘Hitman’ duke e realizuar atë të gjithën live , e duke vazhduar me shumë nga projektet e tij që kanë arritur të bëhen ndër këngët më të kërkuara në muzikën shqiptare.

Ndërsa surprizat e kësaj nate nuk përfunduan, derisa erdhi edhe këngëtarja Dhurata Dora për të realizuar në mënyrë të kompletuar këngën ‘Bongo’ nga dyshja e cila ka arritur të mbledhë me mijëra klikime në kanalin ‘Youtube’.

E reperi është duke vazhduar netët e tij të shumta me performim fantastik të këngëve të tij.