Synonte presidencën e Kosovës por sot kërkon nuse

Ismet Hebibi është i njohur për publikun kosovar për shkak se para disa muajsh shpalli kandidaturën për president i Kosovës duke shpresuar që do të mposhte ish liderin e Partisë Demokratike Hashim Thaçin.

Edhe pse kandidatura e ti nuk i plotësoi kushtet Habibi mundi të tërheqë vëmendjen e mediave për pak kohë. Pas një pauzë të gjatë, sot, ai kthehet në profilin e Facebook më një kërkesë-”Dëshiron të martohet.” Ismeti kërkon një bashkëshorte të cilën e preferon të jetë e shkolluar dhe me shpirt fisnik, raporton Gazeta Express.

Nuk dihet nëse shkrimi është postuar nga ai apo dikush ja ka vjedhur kodin e Facebook.

Ja postimi i plotë:

MIKESHAT E MIA TË NDERUARA,MBRETËRESHA KRENARIE E RESPEKTI.

 

ZONJUSHE DHE ZONJA SHUMË TË ÇMUARA PËRJETËSISHT GJATË KËTYRE VITEVE TË SHOQËRIMIT TONË FISNIK NË FB

KEMI PAS NJË SHOQËRI VLERASH DHE NDERIMI.

NORMAL QË KAM NDERIN TË JU NJOFTOI SE KËRKOI NJË BASHKUDHËTARE JETE, NJË BASHKSHORTE TË DENJË PËR MUA PËR RRETH GLOBIT KUDO QË KA SHQIPTARE.

ZONJA DUHET TË JETË E SHKOLLUAR DHE AKADEMIKE, ME SHPIRT FISNIK DHE SHQIPËTARE E VËRTETË.

FLM PËR MIRKUPTIMIN. BISEDAT E SHKURTËRA DHE TË SINQERTA I BËJMË NË INBOX OSE LIVE.