Postoi foto të një femre dhe familjes së saj në Facebook, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka postuar në rrjetin social Facebook foto të viktimës femër si dhe të familjarëve të saj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Graçanicë.

Në një njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.