Angela Merkel thërret takim urgjent pas sulmit terrorist
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thirrur për sot një takim urgjent të Këshillit të saj të sigurisë për të diskutuar mbi masakrën.
“Bëhet fjalë për një sulm çnjerëzor dhe mizor,” dhe nuk përjashtohen motivet terroriste, tha Peter Altmaier, shefi i kabinetit të zonjës Merkel. Shtetet e Bashkuara deklaruan se ajo që ndodhi në Munich ishte “një sulm i qartë terrorist”, që duhet të dënohet në mënyrën më të fuqishme.
Vrasësi, 18 vjeçar me prejardhje iraniane ka vrarë së paku 10 persona, në mesin e tyre edhe tre kosovarë.
LEXO EDHE: Tre kosovarë të vrarë në sulmet e Munih-utTrupi i pajetë i autorit është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Mediat raportojnë se ai ishte vetëvrarë me një plumb në kokë./GazetaExpress/