Sulmuesi i Munihut ishte gjerman me prejardhje iraniane

Policia e Munihut në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se sulmuesi ishte një 18 vjeçar gjerman me prejardhje iraniane.

Policia e Munihut në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se sulmuesi ishte një 18 vjeçar gjerman me prejardhje iraniane. Trupi i tij u gjend në orën 8:30 minuta të mbrëmjes, transmeton lajmi.net.

Vrasësi kishte jetuar për një kohë të gjatë në Munih, dhe se më parë nuk kishte pasur ndonjë vepër kriminale.

Ka pasur 10 të vdekur, përfshirë edhe sulmuesin, thotë policia, ndërsa sipas policisë 21 kanë mbetur të plagosur.

LEXO EDHE: Liderët kosovarë ende pa mbështetje për Gjermaninë

“ Të tjera motive nuk dihen”, tha policia gjermane në konferencë.

Policia, gjithashtu tha, se identifikimi i viktimave nuk do të publikohet deri sa të kontaktohen familjarët.

Motivi për të shtënat, sipas shefit të policisë, mbetet “plotësisht i paqartë”. /lajmi.net/