Mbështetja e pakuptimtë nga Kosova për Erdogan

Mbështetja e pakuptimtë nga Kosova për Erdogan

Aktuale korrik 16, 2016 - 01:33

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi i ka dalë në “ndihmë” presidentit të Turqisë, Reccep Tayp Erdgan. Përkundër faktit se Erdogan akuzohet nga shumë njerëz si shtypës i demokracisë dhe vendosjes së masave të rrepta për popullin e tij, deputeti kosovar ka gjetur arsye për ta mbështetur atë.

“Mbështesim fuqishëm Popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Turqisë. Kundërshtojmë fuqishëm ‘grusht shtetin’ e organizuar nga një pjesë e ushtrisë turke. Ky grusht shtet është kundër popullit dhe vullnetit të tij. Zoti e ruajt popullin e Turqisë, Zoti e ruajt Presidentin Erdogan”, ka thënë partia e Erdogan.