Isa Mustafa: Jakup a e din çka ke bo ?!

Aktuale korrik 14, 2016 - 12:49

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i ka reaguar, ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, duke kërkuar llogari nga ai, se pse kishte nënshkruar Ligjin për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Më poshtë lexoni reagimin e kryeministrit:

Në qoftë se Z Jakup Krasniqi, si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka nënshkruar pa vetëdije Ligjin Nr. 04/L-086 për Parkun Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", më dt 13.12.2012, Ligjin Nr.93/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, dt 20 shkurt 2008 dhe Vendimin për miratimin e Planit Hapësinor të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2020, Nr 04-V-82, dt 16 qershor 2011 sepse të gjitha këto akte ligjore janë në kufijtë që i ka përcaktuar Komisioni shtetror në vitin 2015, të tregoj; Ose atëhere e ke pasur keq ose tani. Nëse ju keni vendosur atëherë gabimisht, tregoni, nuk është turp të pranohet gabimi. IM