‘Isa Mustafa, mund të jetë gjithçka, por jo kryeministër i vendit’

Aktuale korrik 14, 2016 - 11:25

Valon Tolaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar se Isa Mustafa, mund të jetë gjithçka, por jo kryeministër i vendit.

Sipas tij, Mustafa krejt dështimet e tij si kryeministër dëshiron t'i lidh me Amerikën, NATO-n dhe FSK-në.

Ky është postimi i tij i plotë:

Isa Mustafa, mund të jetë gjithçka, por jo kryeministër i vendit. Ai krejt dështimet e tij si kryeministër don me i lidhë me Ameriken, NATO-n, FSK-në, Demarkacionin, Asociacionin dhe mundësisht me u fshehë pas tyre dhe me thanë "kështu po thotë Amerika", ndërkaq opozita dhe qytetarët po rrejnë e po sajojnë!

Margaritari i fundit i tij është se Demarkacioni është kusht për formimin e Ushtrisë së Kosovës !!!Jo, dështimi deri me sot i ushtrisë, lidhet bukur shumë me emrin tuaj Kryeministër. Prandaj leri dokrrat se na lodhe!

Nuk mbulohen dështimet me shpalosje të kushtëzimeve fiktive dhe imagjinare. Ushtria e Kosovës, është detyrë e qeverisë dhe e Parlamentit të Kosovës dhe jo e Evropës apo e Amerikës!

Nuk u ka faj askush, pse fatin tuaj politik e keni lidhur me një marrëveshje kriminale të demarkacionit.

Nëse nuk po mund ta kryeni detyrën e kryeministrit, ju mund të jeni një gjysh i mirë!Natyrisht nëse nuk jeni futur thellë në korrupsion.