Lekaj: Jo ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion

Aktuale korrik 13, 2016 - 11:24

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, u ka bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë versionin aktuale të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Lekaj ju ka bërë thirrje deputetëve që të veprojnë arsyeshëm duke i thënë jo ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi.

LEXO EDHE: Stojanoviq: Kërkojë që Kisha të hyjë në funksion

Lekaj ka thënë se deputetët duhet të jenë në mbrojtje të sovranitetit të vendit, prandaj sipas tij ata nuk duhet te pranojnë një marrëveshje që e dëmton sovranitetin e vendit.

Me tej Lekaj ka thëne se AAK dhe Nisma nuk e kane harruar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumice serbe dhe se do ta vazhdojë kundërshtimin e kësaj çështje.

Edhe shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën,  Valdete Bajrami iu ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë marrëveshjen e 26 gushtit.

 Sipas saj Qeveria po mundohet që ta ratifikoj këtë marrëveshje në mënyre tinëzare.

 "Çdo ratifikimi apo çdo tentim për ta ratifikuar këtë marrëveshje do të ketë pasoja afatgjate" ka thënë Bajrami.

 

Image