Ligji për Investime rrezikon koalicionin qeverisës (VIDEO)

Aktuale korrik 12, 2016 - 21:56

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami duke folur për mos miratimin e ligjit për investime strategjike, ka deklaruar se në momentin që Partia Demokratike e Kosovës nuk e mbështet këtë projektligj, kryeministrit dhe askujt tjetër në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do t’i konvenonte të qëndrojë në një koalicion që vepron në dëm të vendit.

Ajo ka thënë për transmetuesin publik se nuk duhet të shikohet interesi i asnjë grupi por interesi i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

"Ne kemi hyrë në koalicion për interesa të publikut të gjërë dhe për ta çuar një agjendë zhvillimore që e kemi përpara", ka thënë Bajrami.

LEXO EDHE: Lista Serbe kushtëzon formimin e FAK'ut, do edhe postin e zv/komandantit (VIDEO)

"Në momentin kur koalicioni nuk e mbështet, une nuk besoj - ky është opinion imi, por jam e bindur për këtë - se as kryeministrit, që është kryetar i partisë, dhe askujt në LDK nuk do t'i konventonte që të rrijë në një koalicion i cili do të vihej në shërbim të mbrojtjes së interesave të individëve, të cilët do ta mbanin peng zhvillimin e vendit", ka deklaruar Bajrami.