Përfundon mbledhja urgjente e LDK-së – Ja çfarë u diskutua (Foto)

Aktuale korrik 12, 2016 - 19:38

Para pak çastesh ka përfunduar mbledhja urgjente e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Arban Abrashi pas mbledhjes ka deklaruar se është biseduar në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, duke mos dhënë më shumë detaje, përcjell “zeri.info”.

“Do të ketë përsëri takime brenda LDK-së”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Vazhdon mbledhja e jashtëzakonshme e LDK-së

Sipas Abrashit në këtë mbledhje është biseduar edhe për punën e ministrave, raporton “zeri.info”.

Ai po ashtu tha se nuk kanë marrë kurrfar vendimi, por që do dë bisedohet prapë në ditët në vazhdim. 

Pas përfundimit të mbledhjes, deputetët dhe anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës shfrytëzuan rastin që të relaksonen në kafenenë më të afërt që gjendet pranë zyreve të kësaj partie. /Zëri/ 

Image
Image
Image
Image
Image