Mulaku: Serbët i demoluan 63 shtëpi të tyre

Aktuale May 26, 2016 - 08:07

Për 63 shtëpi të serbëve janë shpenzuar hiç më pak se 1.4 milion euro, mjete këto të buxhetit të Kosovës dhe të donatorëve, përderisa të njëjtat, sipas të parit të Vushtrrisë, Bajram Mulaku, janë demoluar dhe vjedhur nga vetë serbët

Kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka thënë se 63 shtëpi për familjet serbe, të cilat janë ndërtuar me mjetet e Qeverisë së Kosovës, por edhe nga donatorët janë demoluar krejtësisht nga vetë serbët.

Para se t’i demolonim, serbët kanë marrë nga shtëpitë e veta mobiliet që janë blerë me mjetet e Qeverisë së Kosovës.

Shemsedin Preteni, zëdhënës i komunës së Vushtrrisë, i kanë thënë gazetës “Zëri” se serbët kanë hequr edhe dyer e dritare.

Siç ka precizuar Mulaku, në vitin 2003, në fshatin Maxhunaj qenë ndërtuar 35 shtëpi, për po aq familje serbe, të cilat kishin shprehur dëshirën të ktheheshin në fshat.

Mulaku shton se një vit më vonë, gjithashtu për të njëjtin qëllim ishin ndërtuar edhe 15 shtëpi të tjera në fshatin Sllatinë, ndërsa në vitin 2010, në Dolak u ndërtuan edhe 13 shtëpi për familjet serbe.

“Komuna e Vushtrrisë është përkujdesur vazhdimisht dhe ka financuar mjete për krijimin e kushteve për kthimin e familjeve serbe të kësaj komune, të cilat kanë ikur pas përfundimit të luftës, në veri të Mitrovicës, por edhe në Serbi. Janë 63 shtëpi që janë ndërtuar me donacione të huaja, por edhe mjetet nga buxheti i Kosovës, në fshatrat Maxhunaj, Sllatinë e Dolak të Vushtrrisë, në të cilat do të duhej të ktheheshin serbët e zhvendosur në veri të Mitrovicës. Por, megjithëse kishin pranuar të kthehen, shtëpitë kanë mbetur bosh që nga viti 2003”, ka thënë Mulaku. Siç ka precizuar Mulaku, në vitin 2003, në fshatin Maxhunaj qenë ndërtuar 35 shtëpi për po aq familje serbe, të cilat kishin shprehur dëshirën të ktheheshin në fshat. Mulaku shton se një vit më vonë, gjithashtu për të njëjtin qëllim ishin ndërtuar edhe 15 shtëpi të tjera në fshatin Sllatinë, ndërsa në vitin 2010, në Dolak u ndërtuan edhe 13 shtëpi për familjet serbe.

“Përveç ndërtimit të shtëpive për të kthyerit, shtëpitë e tyre edhe ishin mobiluar, ndërsa krahas kësaj, familjeve serbe që do të ktheheshin, sipas një projekti u jepeshin edhe nga 2 mijë euro. Shtëpitë janë të boshatisura e të demoluara nga vetë pronarët serbë, të cilët në fillim janë deklaruar se do të kthehen për të jetuar, e që më pas kanë refuzuar një gjë të tillë”, ka sqaruar i pari i Vushtrrisë.

Ndërkaq, Shemsedin Preteni, zëdhënës i komunës së Vushtrrisë, i ka thënë “Zërit” se Vushtrria është ndër komunat e pakta në Kosovë, e cila është përkujdesur për të krijuar kushte për kthimin e serbëve.

“Janë 63 shtëpi që janë ndërtuar me donacione të huaja në fshatrat Maxhunaj, Sllatinë e Dolak të Vushtrrisë, për serbët e zhvendosur në veri të Mitrovicës. Por, ata përveç fjalëve dhe me qëllim për të përfituar nuk janë kthyer kurrë për të jetuar në shtëpitë e tyre, por sipas informacioneve që kemi, familjet serbe jetojnë në banesa të uzurpuara të shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Nga viti 2003 e deri në vitin 2010, në Maxhunaj, Sllatinë dhe Dolak janë ndërtuar gjithsej 63 shtëpi për serbët. Këto shtëpi janë ndërtuar me fonde të organizatave dhe qeverive të shteteve evropiane. Përveç ndërtimit të shtëpive për të kthyerit, shtëpitë e tyre edhe ishin mobiluar, ndërsa krahas kësaj, familjeve serbe që do të ktheheshin, sipas një projekti u jepeshin edhe nga 2 mijë euro”, sqaron Preteni.

E sipas të dhënave që ka komuna e Vushtrrisë, për ndërtimin e këtyre shtëpive, janë investuar hiç më pak se 1.4 milion euro. “Shtëpitë janë të boshatisura e të demoluara nga vetë pronarët serbë, të cilët në fillim janë deklaruar se do të kthehen për të jetuar, e që më pas kanë refuzuar një gjë të tillë”, ka nënvizuar Preteni.

E sipas informacioneve që ka siguruar Komuna e Vushtrrisë, familjet serbe të këtyre fshatrave, pas demolimit të shtëpive nga vetë ata, kanë vazhduar të jetojnë në veri të Mitrovicës, shumica në banesa të uzurpuara të shqiptarëve.

Por, për shumë prej këtyre familjeve, si dhe familje të tjera serbe që kanë ikur nga komunat në jug të Kosovës, Qeveria e Serbisë ka ndërtuar 8 ndërtesa të larta në “Lagjen e Boshnjakëve”, në të cilat janë zhvendosur familjet serbe, por edhe serbë të tjerë nga Serbia.

Në anën tjetër, serbët e komunës së Vushtrrisë mendojnë se shtëpitë e serbëve duhet të ndërtohen në mjediset me serbë e jo aty ku ka shqiptarë, pavarësisht se aty kanë pronat e tyre, ndërsa disa serbë të tjerë, mendojnë se familjet serbe duhet kushtëzuar, ose të vijnë e të jetojnë në shtëpitë e tyre, ose ato t’u jepen të tjerëve.