
Selimi i kundërpërgjigjet Jabllnoviqit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar pas deklaratës së ish-liderit të Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq i cili ka thënë se, “themelimi i FAK-ut është pështymje në varret e ushtarëve serbë në Kosovë”.
Selimi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, i është kundërpërgjigjur Jabllaniviqit, duke thënë se në shqiptarët nuk e kanë traditë që t’i pështyjnë varret, transmeton “Zeri.info”.
LEXO EDHE: Thaçi: Asnjë interes i caktuar politik s’mund ta sfidojë liberalizimin e vizave
Sipas Selimit, ushtarët e policët serbë në Kosovë kanë ardhur si pushtues dhe u vranë si të tillë.
Postimi i plotë i Selimit:
Prishtinë,
23 Maj 2016
Ushtarët dhe policët e Serbisë në Kosovë erdhen si pushtues dhe u vranë si të till. Megjithëatë ne nuk e kemi traditë t'i pshtyjmë varret, madje as të armiqve. Tek e fundit varret janë varre.
Por, nëse për njërin nga partnerët e koalicionit PDK-LDK-LISTA SERBE themelimi i FAK-ut qenka "pshtymje në varret e ushtarëve dhe policëve" pushtues serbë, atëherë themelimi i Zajednicës çfarë do të thotë për varret e 12 mijë shqiptarëve të vrarë e të zhdukur dhe për varret e 2000 deshmorëve të UÇK-së? Nderim? Jo!
Por një gjë dihet, ky partneritet pushtetarësh është themeluar për ta bërë Zajednicën e jo FAK-un. Tek e fundit s'kemi çka presim tjetër nga Koalicioni i Rashkës.