
Azem Syla arrestohet nga EULEX-i
Aktuale
April 29, 2016 - 11:07
Azem Syla është tashmë në dorën e EULEX-it. Ai është arrestuar para pak minutash.
Deputeti Syla është duke u dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Lajmin e kanë konfirmuar burime të gazetës “Zeri”.
LEXO EDHE: Fjalimi i vetëm i Azem Sylës në Kuvend – Ja çfarë kishte thënë për akuzat ndaj tij (Video)
Azem Sylen dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro, përcjell “zeri.info”
SHIH PER CILAT TOKA BEHET FJALE: Biznese të fuqishme në tokat e Azem Sylës (FOTO/VIDEO)
Po ashtu Syla dyshohet se ka të bëjë me rastin e tokave në Veternik dhe Çakllavicë ku janë të përfshirë shqiptarë dhe serbë.