Graçanica, 'Serbia e vogël' (Video+Foto)

Aktuale April 15, 2016 - 19:49

Ndodhesh në Republikën e Kosovës apo në atë të Serbisë e ke vështirë të përcaktosh. Rreth 7 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, qyteza e Graçanicës po ndërtohet që të ngjasoi me një vendbanim nën juridiksionin e shtetit serb, dhe jo juridiksionit të Kosovës brenda territorit të së cilës gjendet.

Kryeministri serb Aleksandër Vuqiq dhe ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daqiq të shfaqen në billborda të vendosur nëpër objektet më të mëdha të qytezës së Graqanicës. Ndërtesa të vogla e të mëdha kudo janë mbuluar me billborda të partive serbe dhe figura të kandidatëve për zgjedhje. Graqanica tashmë është shndërruar në “Serbi të vogël”.

 

Emërtimet e rrugëve, dyqaneve, mbishkrimet kudo janë në shkronja cirilike sllave. Madje rrugët janë emërtuar komplet në frymën e nacionalitetit serb. Heronjtë e vendosur nëpër sheshe dhe pranë objekteve shkollore janë ata që shteti serb i konsideron pjesë të historisë së vet. Simbolet e shtetit serb të shoqërojnë ngado që ecën në rrugët e kësaj qyteze.
 

Image
 

Madje dhe bankat e Serbisë kanë përfaqësitë e tyre në Graqanicë, një nga to që të bie në sy është Komercialna Banka. Të parkuar përskaj rrugëve janë veturat me targa të qyteteve të Serbisë. Disa nga këto vetura shihet teksa qarkullojnë në relacionin Prishtinë – Graqanicë. Një veturë me targa të Kragujvecit, i parkuar si taksi bart çdo ditë banorët e Graqanicës në relacionin Kragujevc- Graqanic dhe Graqanicë- Kragujevc.

Ti mund të ulesh dhe të pish një kafe apo të drekosh por në disa restorante nuk të ofrohet kupon fiskal i Kosovës. Madje të folurit shqip i bënë të kthejnë kokën dhe të shikojnë banorët përreth të gjithë të komunitetit serb. Në restorantet ku shumica e klientëve janë serb rehatia jote si shqiptar nuk është shumë e lakmueshme. Aty ku ndoshta mund të jesh pak më komod është restoranti “Etnokuqa” i vizituar nga ministra të Kosovës shteti që e udhëheqin ata, nuk ju njihet nga banorët e Graqanicës.

Sipas banorëve institucionet e Serbisë nuk po e përmirësojnë jetën ekonomike të tyre dhe se ata vetëm në kohë zgjedhjeve janë prezent në këtë komunë. Bojan Rajkoviqi banorë i kësaj komune thotë për Zërin se përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë vijë dhe ledhatojnë dhe përkujdesen për banorët serb vetëm në kohë zgjedhjes. Sado që banorët serb i gëzohen prezencës së përfaqësuesve të shtetit serb në Kosovë, ata marrin dhe nga Kosova ndihmë financiare. Rajkoviq thotë se 90 euro i merr ndihmë sociale prej Kosovës dhe 70 euro ndihmë sociale nga Serbia.

 


 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image