Imamët e dyshuar për terrorizëm po përgatisin fushatë denigruese kundër imamëve të moderuar

Aktuale April 06, 2016 - 15:25

Një operacion i ri i lëvizjes wahabiste në Kosovë, në krye të së cilës është Imami i Pejës, Enes Goga përfshinë fushata denigruese kundër imamëve të moderuar. Në këtë përpjekje ata që disa muaj janë duke vizituar redaksi të mediave të ndryshme duke pretenduar se kanë informacione rreth imamëve të cilët kanë kritikuar hapur kolegët e tyre për qasje radikale gjatë ligjërimeve nëpër disa xhami. Imamët radikal, disa prej të cilëve para dy vjetësh janë arrestuar me dyshimin se kanë nxitur terrorizmin dhe urrejtjen fetare pretendojnë se kanë arritur të sigurojnë qasje dhe informacione konfidenciale nga Prokuroria e Shtetit dhe dosjet e Policisë së Kosovës.

Lëvizja e wahabistëve në Kosovë ka nisur një fushatë denigrimi të imamëve të moderuar kosovarë, bëjnë të ditur burime tonat brenda inteligjencës. Një nga drejtuesit e kësaj fushate dhe përhapjes së këtyre informacioneve është edhe imami pejan, Enes Goga i cili ishte arrestuar për veprimtari të lidhura me terrorizmin dhe nxitje të urrejtjes fetare në Kosovë bëjnë të ditur këto burime.

Goga besohet se është pika e kontakti për shpërndarjen e informacioneve në publik, një lloj zëdhënësi i këtij operacioni degradimi të imamëve të moderuar, dhe për më shumë edhe për interesin e tij personal- mënjanimin e problemeve që ai vetë i ka me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Siq bëjnë me dije burimet brenda BIK-ut ai tashmë është i suspenduar nga udhëheqësia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Pjesë e dënimit të tij është edhe zbritja e pagës prej 20 % deri në një vendim të ri të Komisionit disiplinor në organizatën që ka përsipër emërimin dhe shkarkimin e imamëve nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës. Ai është në procedurë në BIK për ligjëratat e tij kundër doktrinës bazë të shkollës juridike Islame që aplikohet në Kosovë siç janë ligjëratat e tij kundër ideologjisë së besimit “Maturidi dhe Eshari” që është e aplikuar në BIK dhe për ligjëratat e tij ofenduese ndaj drejtuesve shtetëror të cilët ai i etiketon edhe me emra kafshës.

Burimet bëjnë me dije që në kuadër të këtij operacioni të lëvizjes wahabiste në Kosovë, kjo lëvizje ka arritur që të siguroj qasje edhe në dosjet sekrete të Prokurorisë së Shtetit dhe ka në shërbim pjesëtarë brenda Policisë së Kosovës që po iu ofrojnë informacione të klasifikuara brenda dosjeve policore që do të përdorën për qëllim denigrimi të imamëve të moderuar. Redaksia është në dijeni për emrat e imamëve që do të jenë pjesë e kësaj fushate. Një pjesë e mirë e tyre janë persona të njohur për opinionin si kundërshtarë të hapur të ligjëratave nga kolegët e tyre, përfshirë edhe imamit të arrestuar për nxitje të terrorizmit në Kosovë, Enes Goga. Disa prej këtyre imamëve të moderuar janë përballur vazhdimisht me kërcënime me jetë, porse mos zmbrapsja e tyre ka bërë që Imamët ëahabistë të ndryshojnë qasje ndaj kundërshtarëve të tyre të moderuar.

Njëri nga drejtuesit e këtij operacion, Enes Goga në vitin 20014 u arrestua për veprimtari të lidhura me terrorizmin ku ka qëndruar disa javë edhe në burg, derisa ai ka qenë nën hetime edhe për përdhunim të varrezave- konfirmime të Prokurorisë për mediat.

Një raport i inteligjencës ndërkombëtare i publikuar më parë kishte bërë me dije që Enes Goga ishte lider i lëvizjes ëahabiste/salafiste në Pejë, regjion në të cilin hetuesit e inteligjencës ndërkombëtare konstatonin se kjo rrymë ka arritur që të krijoi edhe kampe rekrutimi të xhihadistëve. Ky raport i publikuar konstaton se lëvizja ëahabiste në Pejë është e lidhur edhe me krimin e organizuar prej trafiqeve të drogës e deri haraçi kundër bizneseve, derisa nuk përjashtohet implikimi i pjesëtareve të kësaj lëvizje edhe në krime si shantazhi e deri tek rrahjet brutale të pjesëtareve të besimeve tjera.

Lëvizja wahabiste ën Kosovë kishte menaxhuar që në shërbim të saj të kishte një sërë imamësh derisa në pozita udhëheqëse në BIK qe një kohë të gjatë janë emëruar pjesëtarë të kësaj lëvizjeje. BIK-u kishte dështuar që të mënjanonte pjesëtarët e lëvizjes në fjalë, derisa vendet e imamëve të moderuar po zëvendësoheshin me ta.

Edhe raporti i Departamenti të Shtetit për liritë fetare në botë kishte përmendur disa imamë kosovarë me pozita drejtuese e që i përkasin kësaj lëvizje që përhappnin urrejtje ndër fetare dhe anti-semitizëm, dhe kjo deri para arrestimev të viti 2014 kudnër terrorizmit ku u arrestuan 11 imamë kosovarë shumë të fuqishëm me pasues, e që kryesisht i përkasin kësaj lëvizje me rrënjë e financa nga Arabia Saudite.