Ramush Haradinaj kujton nënshkrimin e marrëveshjes, që i dha fund luftës në Kosovë

Ramush Haradinaj kujton nënshkrimin e marrëveshjes, që i dha fund luftës në Kosovë

Aktuale June 09, 2026 - 14:44

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 27-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, e cila shënoi tërheqjen e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë nga Kosova, pas krimeve ndaj popullatës shqiptare të paarmatosur.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kreu i AAK-së tha se lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë, arriti të fitojë mbështetjen e shteteve demokratike dhe NATO-s, të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila për tre muaj bombardoi Jugosllavinë, regjimin gjenocidal të Millosheviqit.

"Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj Amerikës dhe botës demokratike për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, shkroi ai.