OSBE-ja përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin presidentin përmes dialogut e kompromisit
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për organizimin e suksesshëm të procesit zgjedhor, si dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për rezultatin e arritur nga partia e tij.
Ai theksoi se qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre përmes votës, ndërsa përgjegjësia tashmë i takon të zgjedhurve për të çuar përpara proceset institucionale.
“Votuesit kanë folur; përgjegjësia tani bie mbi ata që janë zgjedhur”, u shpreh McGurk.
Ai gjithashtu bëri thirrje për formim të shpejtë të institucioneve të reja shtetërore dhe zgjedhjen e presidentit përmes dialogut dhe kompromisit politik.
Në reagim u theksua se Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështet proceset demokratike dhe inkurajon bashkëpunim ndërpartiak për tejkalimin e bllokadave institucionale. /Zëri
I congratulate @KQZKosova for delivering another successful election and @albinkurti on his party’s result. Voters have spoken; responsibility now lies with those elected. @OSCEKosovo urges timely formation of institutions, election of President through dialogue and compromise.
— Ambassador Gerard McGurk (@OSCEKosovo_HoM) June 9, 2026