Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë

Aktuale June 08, 2026 - 11:09
Begaj uron Kurtin për rezultatin: Shqipëria do të vijojë ta mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar kryetarin e LVV-së Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Begaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social në Facebook, ka shkruar: “Urime Albin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës! Përgëzoj qytetarët e Kosovës për pjekurinë e treguar në një proces zgjedhor të rregullt, të qetë dhe demokratik, që dëshmoi edhe një herë forcën e institucioneve dhe të kulturës demokratike të shtetit të Kosovës”.

Tutje ai ka thënë se: “në këtë fazë është me rëndësi që të gjitha forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive për të garantuar dialogun dhe kompromisin institucional, në funksion të stabilitetit, zhvillimit të mëtejshëm të vendit dhe përmbushjes së aspiratave të qytetarëve të Kosovës. Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj euroatlantik dhe evropian”.