Costa nga Mali i Zi: BE-ja e përkushtuar ndaj zgjerimit të Ballkanit Perëndimor [video]
Foto: Laura Hasani

Costa nga Mali i Zi: BE-ja e përkushtuar ndaj zgjerimit të Ballkanit Perëndimor [video]

Aktuale June 05, 2026 - 16:17

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa po merr pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, nga ku përçoi mesazh të qartë për vendet e rajonit: Bashkimi Evropian mbetet i vendosur në procesin e zgjerimit.

Gjatë hapjes së samitit, ai theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Mesazhi im për Ballkanin Perëndimor është i qartë: BE është e përkushtuar ndaj zgjerimit. Tani është koha për të shfrytëzuar momentin dhe për të zbatuar reformat”, tha Costa përmes një njoftimi në X.

Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duan të bëhen pjesë e BE-së, por ato janë në faza të ndryshme të procesit të pranimit.