Vizita e Costas në Prishtinë, Palatova: Kosova ka nevojë për institucione plotësisht funksionale sa më shpejt të jetë e mundur
Foto: Laura Hasani

Vizita e Costas në Prishtinë, Palatova: Kosova ka nevojë për institucione plotësisht funksionale sa më shpejt të jetë e mundur

Aktuale June 03, 2026 - 11:51

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka njoftuar për arritjen në Prishtinë të presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Palatova ka shkruar se mundësia e zgjerimit të BE-së është reale dhe se Kosova ka nevojë për institucione funksionale sa më shpejt të jetë e mundur.

“Mundësia e zgjerimit të BE-së është reale. Kosova ka nevojë për institucione plotësisht funksionale sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Palatova.