Hoxhaj: Çlirimtarët sollën lirinë dhe shtetin, Kurti po e rrënon deri në themelet e tij
Foto: Laura Hasani

Hoxhaj: Çlirimtarët sollën lirinë dhe shtetin, Kurti po e rrënon deri në themelet e tij

Aktuale May 24, 2026 - 21:29

Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj përmes një video ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyre Albin Kurti, duke thënë se po rrënon themelet e shtetit.

Hoxhaj tha se çlirimtarët e sollën lirinë dhe shtetin, ndërkaq, siç u shpreh, Kurti po e rrënon deri në themelet e tij.

“Çlirimtarët sollën lirinë dhe shtetin. Albin Kurti po e rrënon deri në themelet e tij. Albin Kurti nuk e gjeti Kosovën në bodrum e të zhytur në ujë. Ai e mori Kosovën me çelës në dorë. Një shtet të lirë. Një shtet të pavarur. Një shtet të ndërtuar me sakrificën e një populli të tërë.”

“Ai kujton rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe periudhën e shtetndërtimit pas luftës. Kosovën nga errësira e nxorën djemtë dhe vajzat e UÇK-së. Mbi gjakun e tyre u hap rruga e lirisë. U ngrit flamuri i shtetit të Kosovës.”

Hoxhaj përmendi edhe rritjen e çmimeve, emigrimin e të rinjve dhe ngecjen e projekteve infrastrukturore.

“Kur Albin Kurti erdhi në pushtet, e mori një shtet funksional. Me themele të forta. Por për gjashtë vite, ai goditi pikërisht këto themele”, u shpreh ai.