I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi edhe në vendstrehim

I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi edhe në vendstrehim

Aktuale May 24, 2026 - 14:43

Ambasadori shqiptar në Kiev Ernal Filo i cili i shpëtoi sulmit me raketa ruse në banesën e tij rrëfeu në një intervistë detaje mbi sulmin. 

Ai tha se ky ka qenë sulmi më i gjatë në kohë që nga pushtimi rus në Ukrainë me raketa të fuqishme.

“Sulmi ka filluar mbrëmë rreth orës 10:00 në darkë dhe ka zgjatur deri n 6 të mëngjesit. Që kur kemi hapur ambasadën, ky ka qenë sulmi më i gjatë në kohë. Kanë qenë raketa të fuqishme si Iskander, Zirkon. Flitet që mund të jetë përdorur edhe Oreshnik. Ka qenë sulmi më shkatërrues që nga sulmi rus në 2022”, theksoi ai në intervistën për A2 CNN.

Ambasadori shqiptar tregoi se u paralajmëruan për sulmin dhe detyrua së bashku me banorë të tjerë që të zbresin në strehimore, por thekson ai sulmi ishte kaq i fuqishëm sa edhe raketa depërtoi edhe aty.

“Kemi marrë informacione dhe nga burime qeveritare në Kiev dhe partnerët tanë dhe koordinohemi me trupin diplomatik kur janë paralajmërime të tilla dhe zbresim menjëherë në vendstrehim. Sulmi ka qenë shumë i fuqishëm sa që raketa ka arritur të depërtojë edhe në vendstrehim dhe ne e kemi ndjerë se na ka ardhur edhe baruti dhe u bë tym i madh dhe pati frikë e panik te banorët, se unë banoj dhe me të tjerë në këtë godinë, pati fëmijë që u trembën kemi dalë jashtë se nuk mund të merrje dot frymë pastaj erdhën ekipet e emergjencës dhe u kthyem prapë dhe kemi qëndruar deri në 6 të mëngjesit”, u shpreh ai.

Ambasadori thekson se pavarësisht deklaratave të Rusisë se luftës po i vjen fundi kjo nuk po ndodh aspak në realitet.