Shefi i OSBE-së takon Radoniqin: Po vazhdojmë ta mbështesim digjitalizimin e proceseve kryesore zgjedhore
Aktuale
May 20, 2026 - 15:52
Shefi i Misionit të OSBE-së, Gerard McGurk, ka takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin.
Siç njofton OSBE-ja, të dy ata kanë diskutuar për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, takim i cili është cilësuar “produktiv’’.
“Takim produktiv me partnerët e KQZ-së, kryetarin Kreshnik Radoniqi, para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit. Misioni i OSBE-së në Kosovë vazhdon të mbështesë digjitalizimin e proceseve kryesore zgjedhore. Zgjedhjet transparente varen nga institucionet e forta dhe infrastruktura moderne”, ka njoftuar OSBE-ja.