Bora mbulon Brezovicën, publikohen pamje nga qendra e skijimit
Aktuale
May 19, 2026 - 19:03
Edhe pse jemi në mesin e muajit maj, në Brezovicë janë regjistruar reshje bore gjatë ditës së sotme, duke i befasuar vizitorët dhe banorët e zonës.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale nga qendra e skijimit tregojnë zonën të mbuluar nga bora, një fenomen i pazakontë për këtë periudhë të vitit.
Sipas postimeve të shpërndara online, reshjet kanë krijuar një skenë të rrallë në male, duke rikthyer përkohësisht pamjen dimërore në një kohë kur zakonisht pritet mot i ngrohtë pranveror.
Ky ndryshim i papritur i kushteve atmosferike vjen vetëm pak ditë para fillimit të muajit qershor, duke rikujtuar edhe një herë paqëndrueshmërinë e motit në zonat malore të Kosovës.