Haradinaj përkrahë protestën e studentëve në Shkup: Shqipja është e garantuar me Kushtetutë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbështetur protestën e studentëve që do të mbahet nesër në Shkup për përdorimin e gjuhës shqipe.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, por autoktone, raporton KlanKosova.tv.
“Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale. Është gjuhë autoktone, gjuhë e këtij trualli, që nuk kanë mundur ta ndalin as kralat e as sulltanët. Ajo ka mbijetuar brez pas brezi, në familje, në shkolla, në këngë e në sakrifica.Shqipja është e garantuar me Kushtetutë dhe me të drejtën e patjetërsueshme të çdo shqiptari për të folur shqip në vendin e vet, për të studiuar shqip, për të shkruar, menduar dhe për të marrë frymë shqip pa frikë e pa kompromis”, ka shkruar ai.