Thaçi nga Haga: Kosova dhe Serbia mund dhe duhet të arrijnë paqe të qëndrueshme
Foto: Getty Images

Thaçi nga Haga: Kosova dhe Serbia mund dhe duhet të arrijnë paqe të qëndrueshme

Aktuale May 14, 2026 - 23:36

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Kosova dhe Serbia mund dhe duhet të arrijnë paqe të qëndrueshme.

Në një intervistë për ABC News dhe Kanal10, Thaçi nënvizoi se hendeku i urrejtjes serbo-shqiptare është i thellë.

Por sipas tij, urrejtja ngjall vetëm hakmarrje dhe se kjo askënd nuk e ka çuar drejt mirëqenies e zhvillimit.

“PO: Kosova dhe Serbia mund dhe duhet të arrijnë paqe të qëndrueshme. Hendeku i urrejtjes serbo-shqiptare është i thellë. Urrejtja ngjall vetëm hakmarrje; askënd nuk e ka çuar drejt mirëqenies e zhvillimit. Dëgjoj zëra lokalë dhe faktorë ndërkombëtarë madje edhe me ndikim që po sugjerojnë se ky proces duhet të ndodhë hap pas hapi – nga perspektiva e tyre komode akademike apo diplomatike edhe mund të kenë të drejtë – por unë mendoj se do të duhej të ndodhnin veprime të vendosura për zbatimin e marrëveshjeve”, tha Hashim Thaçi.