Qosja refuzoi të mbahej ceremoni pritjeje, profesori Arsim Sinani: Ishte protestë
Foto: Laura Hasani

Qosja refuzoi të mbahej ceremoni pritjeje, profesori Arsim Sinani: Ishte protestë

Aktuale April 23, 2026 - 18:49

Profesori në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, Arsim Sinani ka folur lidhur me ndarjen nga jeta e akademikut Rexhep Qosja. Sinani gjatë fjalës së tij u shpreh se me ndajren nga jeta të akademikut Qosja u nda nga jeta edhe rilindasi i fundit shqiptar.

Ai tha se Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Sipas tij, Qosja nuk hoqi dorë nga ideja e bashkimit kombëtar dhe se ai ruajti bindjet e tij se shqiptarët duhet të jetojnë të bashkuar.

“Nuk ka tjetër si profesor Qosja, një njeri pedant, i rregullt me idetë e tija që gjithmonë nxiste lëvizjen politike, lëvizjen e si të themi të fshehtë, lëvizjen studentore, e vendoste në spikam do të thotë atë që shqiptarët duhet të ecin drejt rrugës së bashkimit dhe i qëndroi mendoj shumë besnik deri në minutat e fundit të jetës së tij.

Nuk u tërhoq dhe nuk bëri asnjë kompromis me askënd që i bëri Kosovës në momente të caktuara veprime të cilat ai nuk i ka pëlqyer. Ishte konsekuent dhe u qëndroi këtyre bindjeve të tij do të thotë të cilët mendoj se nga dita e sotme përjetësohen dhe hyjnë në pjesën e doktrinës të cilët shqiptarët do duhej të vendosin në veprim”, tha ai.

Lidhur me amanetin e Qosjas për ceremoni mortore private, Sinani theksoi se kjo ishte një lloj proteste simbolike për të treguar se ku ka përfunduar lidhja mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kjo është një lloj proteste. Ne që e njohim një lloj proteste ndaj asaj se si po kalojnë shqiptarët edhe në gjendjen të cilën janë. Është një lloj proteste simbolike e saj se ku kemi përfunduar.

Do të duhej që Shqipëria dhe Kosova, shqiptarët në tërësi të shfrytëzojnë këto momente historike për të lëvizur drejt idesë së bashkimit kombëtar, drejt idesë së mirëqenies, drejt idesë së doktrinës shqiptare. Profesor Qosja ka qenë njeri që gjithmonë ka bërë veprime të menduara mirë, veprime të cilat do të thotë japin mesazhe. Edhe ky është një mesazh për shqiptarët.

Është një mesazh. Ai do të thotë edhe atë që është njeri i cili ka lindur nga gjiri i këtij popullit edhe është njeri i rëndomtë dhe ai do të mbahet mend për ato që ka shkruar, për veprat e tija. Ai nuk i donte ë këto ceremonitë zyrtare. Ka bërë një jetë modeste, i përkushtuar gjithmonë për të shkruajtur. Biblioteka e tij është një pasuri e madhe që e kanë shqiptarët”, tha ai. /euronews