Hoxhaj: Kosova nuk është pronë e askujt për t’u falur sipas hatrit
Foto: Laura Hasani

Hoxhaj: Kosova nuk është pronë e askujt për t’u falur sipas hatrit

Aktuale March 08, 2026 - 19:52

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka shtruar pyetj,se nëse vendimi për tokat e Manastirit të Deçanit u mor për “hatër” të Nenad Rashiq, vendimet e dëmshme për vendin për kë janë bërë.

Ai ka thënë se për hatër të kujt u pranua vetmenaxhimi.

Hoxha në një postim në Facebook ka thënë se Kosova nuk është pronë e askujt që të falen toka për dikë.

“Nenad Rashiq tha publikisht se Albin Kurti, për hatër të tij, ia ka transferuar tokën Manastirit të Deçanit. Një deklaratë e tillë tregon thelbin e një politike me logjikë feudale, ku territori i shtetit trajtohet si pronë për t’u dhënë “për hatër”. Pyetja që shtrohet është e thjeshtë, për hatër të kujt janë marrë edhe vendime të tjera të rënda për Kosovën? Për hatër të kujt u pranua vetëmenaxhimi në marrëveshjet e Ohrit dhe Brukselit më 2023? Për hatër të kujt u rikthye në qendër Rezoluta 1244 dhe mekanizma arbitrazhi që hapin rrugë për ekstraterritorialitet? Dhe për hatër të kujt u pranua që pasaportat e Serbisë për qytetarët e Kosovës të mund të përdoren për lëvizje pa viza në BE?Kosova nuk është pronë e askujt për t’u falur sipas hatrit. Është shtet dhe duhet të trajtohet si e tillë”, ka shkruar Hoxhaj.