Lushtaku: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se vendi po shkon në zgjedhje të reja, pasi s’ka unitet mes partive për një president të ri.
Lushtaku fajësoi kryeministrin Albin Kurti se këto ditë është angazhuar më shumë se kujt t’i mbetet faji nëse vendi shkon në zgjedhje sesa të gjente zgjidhje për presidentin e ri, transmeton Zeri.info.
“Jemi drejt rrugës së zgjedhjeve të reja, po e shohim se më shumë ka qenë Kurti se si të lë fajin opozitës sesa të zgjedhja reale e qytetarëve. Sa kish qenë e kujdesshme qeveria ‘Kurti’, ne jemi skeptikë, sepse e kemi parë qeverinë në detyrë kur ka pasur skandale, por ne si parti politike kemi qenë dakord që t’u japim shans votuesve, pavarësisht se ne nuk jemi pjesë e qeverisë”, tha Lushtaku.
Ai shtoi se PDK-ja nuk ka ardhur deri te propozimi për një kandidaturë, pasi s’ka marrëveshjeve me partinë në pushtet. /Zëri