Afati për president, Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin

Afati për president, Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin

Aktuale March 02, 2026 - 14:06

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Temë kryesore e këtij takimi do të jetë zgjedhja e presidentit.

Ky është takimi i dytë mes tyre për këtë çështje, pasi dy liderët u takuan edhe javën e kaluar.

Duke u bazuar në afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, data e fundit është 4 marsi, në të kundërtën vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.