Konjufca dhe Dietzi diskutuan për bashkëpunimin bilateral

Konjufca dhe Dietzi diskutuan për bashkëpunimin bilateral

Aktuale February 27, 2026 - 10:40

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti dje shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Ministria e Jashtme njofton se në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, Dietzi e uroi ministrin Konjufca për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të MPJD-së, takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, koordinimin në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun”, thuhet në njoftim.