82-vjeçares ia kompensuan pensionet nga 2016, nuk besoi se do e fitonte të drejtën përmes Gjykatës
Në mesin e atyre që Qendra për Ndihme Juridike Falas e IKD-së, i kishte ofruar ndihmë, për fitimin e pensionit bazë, krahas atij për kategoritë e dalë nga lufta, ishte edhe Sadije Krasniqi, e cila thotë se për të drejtën në dy pensione, kishte dëgjuar djali i saj.
“Që dy vjet ia kemi nisë që kemi shku, ky ka ngajt tani në Prishtinë po jam shku dy herë, bile një qike e re kur mi pruni letrat a po e don të burrit a të pleqnisë, thash ja të burrit lemna, thash të pleqnisë ma dhafshin faleminderit, s’ma dhafshin apët faleminderit, ajo çika tha jo motër na po mundohemi për dyjat se për njanen e ki. Thashë po ishalla është kismet se njëherë s’po besoj thash”, është shprehur ajo.
Ajo thotë se e kishte të vështirë që në këtë moshë, të rregullonte dokumentacionin.
“Ky shkoi në Gjermani, hajt edhe njëherë shko në Rahovec, shko në Prishtinë, thirrje një njeri qetu të katunit të qon me kerr e shko edhe një herë në Prishtinë, vallah thash s’muj me shku në Prishtinë, qysh jom lodhë thash s’muj”, ka shtuar ajo.
Por, që nuk besoi që pas dy vitesh do e fitonte këtë të drejtë.
“Jo vallah hic s’kam besu, thojsha krejt s’mi japin, tha jo hallë ishallah ki kismet i marrësh, thash vallah t’i fitofsha qeto unë s’po besoj edhe kur me ka thanë ky atë ditë, tyben s’i besojsha as këtyne, thash njëherë mi hjeken tash…
82 vjeçares, Gjykata e Shkallës se parë, ia njohu të drejtën në pensionin e moshës, duke detyruar Ministrinë, që t’ia kompensoj pagesat që nga viti 2016 e deri me tani.
Djali i saj, Rexhep Krasniqi, thotë se besoi që ajo do e fitonte këtë të drejtë.
“Kur e shtina kartelën, e pash që i kishin dal edhe s’iu besova syve të mi. Shumë akuza kam pas unë si person personalisht se po ngan e s’ka kurgjo. Gjithmonë kam vepruar dhe kam reaguar se është e drejtë e sajna, unë do të mundohem deri në fund dhe ligji flet. Komplet që nuk i ka marrë, edhe në dokumenta shkruan aty plus 8 përqind me kamatë që i ka pagu Qeveria”, ka thënë ai.
Tashme, qytetarja Krasniqi përveç kompensimit retroaktiv, pensionin e moshës do ta marrë çdo muaj krahas atij të kategorive të dala nga lufta.
“Po po, e kom marrë”, thotë ajo.
“Në ora 7 në mbrëmje, jam shku e kam verifiku, i kanë dalë dy pensionet tash”, ka thanë në anën tjetër djali i saj
Ajo thotë, se kompensimi i pensioneve, do i ndihmoj asaj të përmirësoj kualitetin e jetës.
“Çka po me del qekjo rrogë vallah, 53 euro hapa blejsha, tani laj struj, laj berllog e laj tonat televizor e krejt nuk jetshin.Po tash mirë, qet shpi që po ma ndreqin tash po me doket që, thash edhe një vit të kisha me rrnu’, veç qet shpi ta shoh të ndreqme se tjetër sen thash s’po du, veç qet shpi të shoh të ndreqme, ky hajt bre inxhe se krejt kam me ta ndreqe shpinë, i gjete mjeshtrit i gjete krejt”, ka shtuar ajo.
Ndërsa, djali i saj, thotë se shteti nuk duhet të maltretoj popullin e vet.
“E falënderoj edhe zyrën aty që me kanë ndihmu, po unë jam me i kënaqur tash që një grup i madh kanë fillu me ngajt me i ndrece dokumentet, pse me e maltetu popullin e vetë shteti, edhe pse mos me i lejue se është e drejtë e tyre, e secilit”, ka thënë ai.
“Shumica e kohës tash, e pleqeve janë mbete vetëm, edhe nuk iu dalin paret ndoshta për hapa, për një sëmundje për një diçka ose sene elementare e tash me pas kanë me pagu me pare edhe Qendren Juridike psh ndoshta nuk kishim mujt me arrite e me ngajtë e me ardhë në këtë pikë, e kështu që është edhe kjo një ndihmë e madhe, është një ndihmë që na kanë dhanë kurajo që po iu takon, mos ndalni”, ka shtuar ai.
Tutje, ka thënë se për Qeverinë nuk ka me mesazh të mirë.
“Se nuk po i trajtojnë mirë, nëse është puna të vota, secila qeveri jo vetëm kjo që është aktualja për të gjitha qeveritë po flas të te moshuarit duhet me pas pak me shumë kujdes, të gjithë populli i vet, të gjithë populli vet, po zakonisht të te moshuarit. Për ata që kanë qenë në procedura të njëjta si unë, iu kisha thënë le të ngajnë edhe ata mos të ndalen, le ta lypin të drejtën e vet, edhe Qeverisë i kisha thanë, mos e maltreto popullin tënd çka është një e drejtë mos ia moho, mos u ankohuni tani që po e lëshojnë Kosovën krejt”, ka thënë tutje ai. /BetimipërDrejtësi