Kurti ngre edhe çështjen e sulmit në Banjskë në takim me senatorët amerikanë
Në margjina të Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego.
Në këtë takim, kryeministri shoqërohej nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin kryesor të Kosovës, duke theksuar progresin e vendit në aspektin demokratik dhe ekonomik.
Gjatë takimit u diskutua edhe orientimi euro-atlantik i Kosovës dhe angazhimi i vazhdueshëm për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimi Evropian.
Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiq për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë lidhur me organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023.
Ai po ashtu përmendi nevojën për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Brnabiq, në të cilën thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës.
It was a pleasure to meet with a bipartisan U.S. delegation consisting of Senators Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis, and Ruben Gallego. We discussed Kosova’s progress, which is evident both democratically and economically. We also spoke about Kosova’s clear commitment to… pic.twitter.com/AXupFjEWSQ
— Albin Kurti (@albinkurti) February 14, 2026