Riatdhesohet Eva Dumani, kthehet nga Siria shqiptarja e fundit në kampin Al-Hol

Riatdhesohet Eva Dumani, kthehet nga Siria shqiptarja e fundit në kampin Al-Hol

Aktuale February 14, 2026 - 19:54

Pas 12 vitesh në kampin famëkeq të xhihadistëve Al Hol në Siri riatdhesohet Eva Dumani. 21-vjeçarja ishte e vetmja shqiptare e mbetur në Siri, ku ishte dërguar bashkë me të vëllanë nga i ati xhihadist, kur ishin ende femijë.

Shqiptarja ka mberritur paraditen e se shtunes ne Rinas nga Turqia

Pas shperberjes se kampit al Hol ne Siri, Eva Dumani ka arritur të dalë nga izolimi dhe me ndihmën e disa të panjohurve ka kaluar ilegalisht në Turqi.

Pas marrjes në pyetje nga autoritetet Turke dhe takimit aty me familjarët e saj të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë kërkuar dhe kanë tentuar riatdhesimin e saj, nisën procedurat me autoritetet shqiptare për kthimin e vajzës në Shqipëri.

Pas një operacioni të koordinuar me partnerë ndërkombëtarë, autoritetet shqiptare kanë arritur të kthejnë në vend 21-vjeçaren.

Në këtë proces janë përfshirë Ministria e Jashtme, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Policinë e Shtetit dhe zyrtarë të strukturave te antiterrorit, në bashkëpunim me autoritetet turke.

Po si kishte përfunduar në Siri Eva Dumani dhe vëllai i saj?

Në vitin 2014 motër e vëlla në moshat 9 dhe 7 vjeç u morën nga babai i tyre duke u mashtruar me një udhëtim në Mal të Zi, por arritën në Turqi, e më pas në frontin e luftës xhihadiste në Siri.

Në vitin 2019 pas vrasjes së babait të tyre dy fëmijët përfunduan në kampin famëkeq Al Hol.

Më 26 tetor 2020, qeveria shqiptare ndërmori një operacion të vështirë për kthimin e grave dhe fëmijëve nga kampet siriane.

Në atë operacion u riatdhesua në Shqipëri vetëm vëllai i Evës, Endri Dumani, atëherë 13 vjeç, së bashku me tre femije të tjere shqiptarë dhe nënën e tyre.

Përpjekjet e familjarëvë për kthimin e Eva Dumanit në Shqipëri kanë qënë të shumta. Gjyshja e tyre shkoi deri në Siri dhe tentoi ti merrte nipërit e saj, por mbeti e bllokuar në kampin Al Hol ku dhe ndërroi jetë atje.

Tashme pas 12 vitesh te veshtira ne jeten e saj, e reja Eva dumani I bashkohet nënës vëllait dhe të afërmve të tjerë në Shqipëri. /abcnews