BE-ja mirëpret ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend për Planin e Rritjes
Foto: Laura Hasani

BE-ja mirëpret ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend për Planin e Rritjes

Aktuale February 13, 2026 - 18:20

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar sot marrëveshjen ndërkombëtare me Bashkimin Evropian.

Për këtë lajm ka reaguar edhe Zyra e BE-së në Kosovë, e cila ka thënë se e ka mirëpritur ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, raporton Zeri.info.

“Kjo i hap rrugën Kosovës për të përfituar nga 882 milionë euro në grante dhe kredi të favorshme të orientuara drejt zbatimit të reformave që e çojnë përpara Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë. /Zëri